Deputetja ukrainase në shqip: Faleminderit, Prishtina

Ukraina po përballet me agresionin rus që prej ditësh. Kjo kthesë po shihet si ndarje e botës në dysh: perëndimore dhe lindore.

Derisa presidenti ukrainas mbrëmë e sot u ka bërë thirrje rezervistëve të ushtrisë të mobilizohen, Ukraina po merr mbështetje nga bota demokratike.

E fundit që u solidarizua me shtetin ukrainas, ishte Republika e Kosovës.

Ndërtesa e qeverisë u ‘ngjyros’ me flamurin e Ukrainës në shenjë solidarizimi.

Për këtë, shtetin tonë e ka falënderuar deputetja ukrainase, Irina Friz në shqip:

“Faleminderit, Prishtina! 🇽🇰🇺🇦🤝