Vajmedet: Ministrja thotë se ka paqartësi në faturat e reja, janë paraqitur numra më të lartë sesa që duhet

Ministre Artane Rizvanolli ka konfirmuar se ka paqartësi në faturat e reja të rrymës që janë shpërndarë frik së fundmi.

“Pas subvencioneve të dhëna mbi 70për qind e qytetarëve nuk do të preken nga rritja e energjisë sidomos gjatë dimrit ndërsa mbi 20 për qind gjatë muajve të verës.

Ka pasur paqartësi në fatura, për këtë pajtohem dhe i bëj thirrje KESKO-së që të dalë me një sqarim se si janë llogaritur faturat.

Sipas shpjegimeve nga ZRRE, faturat janë llogaritur ashtu si duhet, mirëpo ka paqartësi në fatura dhe shpesh janë paraqitur numra më të lartë sesa ato që duhet t’i paguajnë qytetarët dhe nuk është e qartë se cila shifër është fatura finale, është diçka që duhet të sqarohet, por megjithatë ftoj qytetarët ose bizneset që kanë dyshime që janë bërë gabime me ose pa qëllim që ti raportojnë ato në KESKO dhe ZRRE’, tha ministrja.