Shtimen e ‘çliruar’ e pushtojnë ‘kungjat’

Ditëve të fundit nëpër qytezën e Shtimes janë parë “kungja” të vendosur nëpër hapësirat publike të qyteti.

Pas ndryshimit të pushtetit për herë të parë nga paslufta në këtë komunë, duket se pushteti i udhëhequr nga kryetari Qemajl Aliu që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, ndër projektet e para ka paraparë të vendosë ‘kungja’ nëpër pjesë të ndryshme të qytetit.

Rastet e së kaluarës na tregojnë se pushtetarët e rijnë të cilët vijnë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndër punët e para që bëjnë janë vendosja e ‘kungjave’ nëpër qytet, një veprim të njëjtë e kishte ndërmarrë edhe ish-kryetrari i Prishtinës Shpend Ahmeti, pas ardhjes së tij në komunë.
Në adresë të redaksisë kanë arritur fotografi ku shihet se disa nga hapësirat publike në këtë qytet janë vendosur kungja me ngjyrë.