Nga presidenca i reagojnë Serbisë: I vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk e dënon veprimin e Rusisë

Shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela ka reaguar ndaj lëvizjes se presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për njohjen e republikave të vetëshpallura në Ukrainën Lindore, pra, “Republikën Popullore të Donetskut” dhe “Republikën Popullore të Luhanskut”.

\Vela thotë se Serbia është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e dënon njohjen e Luhanskut dhe Donetskut

“#Serbia është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk dënon njohjen e #Rusisë të Luhanskut dhe Donetskut. Hapësira manovruese e #Vuçiqit për një politikë të jashtme bipolare është tkurrur. Ai duhet të deklarojë qartë nëse e kundërshton agresionin e Rusisë kundër #Ukrainës. Zgjedhja është e qartë!”, ka shkruar ai në Twitter.