Reperi Ledri Vula ka publikuar këngën e tij të re.
“Lockdown”, mban titullin kënga më e re e Ledrit.
E po në këtë këngë të realizuar me videoklip, Ledri Vula shihet në një moment duke ndezur një “cigare” e cila duket se është substancë narkotike e llojit marihuanë.
Nuk dihet nëse “cigarja” ka qenë e mbushur realisht me marihuanë, apo është bërë vetëm për qëllim të realizimit të videoklipit.
Kujtojmë se Ledri Vula ka përmendur edhe më herët në tekstet e tij substancat narkotike, ndërsa në kohën sa ishte pjesë e labelit “Baba Stars”, kishin realizuar një videoklip në Lazarat të Shqipërisë, në një fushë të mbjellur me bimë të marihuanës.