E quajtën fajtore për anulimin e turneut të ‘Pussycat Dolls’: Nicole Scherzinger iu kundërpërgjigj

Nicole Scherzinger të hënën ishte në formën e saj më të mirë teksa mori pjesë në një fotosesion të ri fantastik në Los Angeles.

Ylli i “Pussycat Dolls” tregoi format e saj me një bluzë të shkurtë me geta të ngjashme teksa pozonte për fotografët gjatë xhirimeve.

Duke e kompletuar pamjen e saj me një palë taka nudo nga Christian Louboutin.

Kohët e fundit, Nicole iu kundërpërgjigj pretendimeve se ajo është fajtore për anulimin e turneut të “Pussycat Dolls”, duke paraqitur një përgjigje ndaj padisë së themeluesit të grupit “Robin Antin” kundër saj.
Ajo ka argumentuar se padia dështon të deklarojë fakte të mjaftueshme për të krijuar një shkak të veprimit, pasi ajo mohoi shkeljen e një kontrate turne të 2019-ës.

Në dokumentet e gjykatës të marra ekskluzivisht nga Page Six, avokatët e Nicole, Howard E. King dhe Stephen D. Rothschild, e quajtën padinë e Robin “një përpjekje të pameritë për të zbatuar një marrëveshje të skaduar të 2019”.

Ata pretenduan se turneu ishte “anuluar për shkak të pandemisë” dhe nuk u riplanifikua më dhe këta e kanë njoftua më parë në Instagramin e PCD.

“Nicole Scherzinger kërkoi të negocionte kushtet për një turne të ri në vitin 2021, në vend që të pajtohej me kërkesën e Antinit që marrëveshja e vjetër të rregullonte turneun e ri”, thanë ata.
“Po të kishte marrë pjesë Antin në negociata me mirëbesim në vend që të përpiqej me kokëfortësi për të ringjallur marrëveshjen e vjetër, gjasat janë që palët të kishin arritur një marrëveshje për turneun e ri”, shtuan tutje.

Avokatët akuzuan Robin se u përpoq t’i hidhte publikisht fajin Nicole nga vetja për anulimin e turneut.

Ndryshe, Robin e paditi Nicole-n në shtator 2021 për refuzimin e supozuar të pjesëmarrjes në turne, përveç nëse asaj i jepej pjesa më e madhe dhe kontrolli i plotë krijues.