BE prezanton pakon me propozime për sanksione kundër Rusisë

“Veprimi i Rusisë është ilegal”, BE prezanton pakon me propozime për sanksione.

Bashkimi Evropian ka thënë se vendimi i Rusisë, që njohu dy rajonet e shkëputura të Ukrainës dhe dërgimi i trupave në Donetsk dhe Luhansk, është ilegal dhe i papranueshëm.

“Kjo shkel ligjet ndërkombëtare, integritetin dhe sovranitetin e Ukrainës, zotimet ndërkombëtare të Rusisë dhe përshkallëzon më tej krizën”, thuhet në deklaratën e përbashkët të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Të dy presidentët thanë se mirëpresin unitetin e palëkundur të Shteteve Anëtare dhe vendosmërinë e tyre për të reaguar me forcë dhe shpejtësi ndaj veprimeve të paligjshme të Rusisë në koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Një takim jozyrtar i ministrave të jashtëm të BE-së, i kryesuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, do të zhvillohet sot në orën 16:00. Pas kësaj, paketa e parë e sanksioneve do të paraqitet zyrtarisht pasdite.

Organet përkatëse do të mblidhen më pas për të finalizuar paketën pa vonesë.

Paketa përmban këto pika propozimesh:

Do t’i targetojë ata që ishin të përfshirë në vendimin e paligjshëmDo t’i targetojë bankat që financojnë operacione ushtarake ruse dhe operacione të tjera në ato territoreDo të targetojë mundësinë e shtetit dhe qeverisë ruse për të pasë qasje në tregjet e BE-së, për të kufizuar financimin e politikave eskaluese dhe agresiveDo të targetohet tregtia me BE-në nga dy rajonet e shkëputura, për të siguruar që përgjegjësit të ndjejnë qartë pasojat ekonomike të veprimeve të tyre të paligjshme dhe agresiveBE-ja ka përgatitur dhe është e gatshme të miratojë masa shtesë në një fazë të mëvonshme nëse është e nevojshme në dritën e zhvillimeve të mëtejshme
“Bashkimi Evropian mbetet në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe është i bashkuar në mbështetje për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”.