Ukraina demanton Rusinë: Nuk është vrarë asnjë ushtar i yni

Lajmi se janë vrarë pesë ushtarë të Ukrainas që synon të kalonin kufirin me Rusinë është mohuar nga zyrtarët ukrainas, shkruan The Guardian.

“As edhe një ushtar i vetëm nuk ka kapërcyer kufirin me federatën ruse dhe asnjë prej tyre nuk është vrarë sot”, thuhet nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Derisa ata refuzuan këto qëndrime të Rusisë, një zëdhënës nga kjo ministri tha se pohimet e Rusisë janë ‘të pavërteta’ dhe se ata do të dalin me një deklaratë të plotë për pak minuta.