Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, të prirë nga kryesuesja Selvete Grajqevci-Pllana.
Bëhet e ditur se anëtarët e Bordit të KPMM-së e kanë njoftuar Konjufcën për aktivitetet aktuale, sfidat me të cilat po përballet sektori minerar në Kosovë, si dhe planet për të ardhmen.
Në anën tjetër, kryetari Konjufca u ka premtuar mbështetje për angazhimet e këtij bordi në funksion të mbrojtjes së resurseve minerare të vendit dhe parandalimit të degradimit mjedisor.












