Kënga “Hana” e Fifit, DJ PM dhe DJ Dagzit, e 27-ta në botë

Fifi së fundmi ka lansuar këngën e re në bashkëpunim me DJ Pm dhe DJ Dagz.

Kënga e cila titullohet “Hana” është pritur mirë nga fansat e tyre ku tashmë ka kaluar shifrën prej 1 milion klikimesh në “Youtube” pak ditë nga publikimi.

Përveç kësaj projekti ka arritur edhe një sukses tjetër të madh, duke u renditur e 27-ta në videot muzikore në të gjithë botën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fifi përmes një postimin në “InstaStory”.

“Hana po çmendet, e 27-ta në listën e trendëve në të gjithë botën. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka shkruar Fifi mbi postim.Image