Adele dukej e mërzitur teksa mori pjesë në lojën All-Star të NBA 2022 në Rocket Mortgage FieldHouse me të dashurin Rich Paul në Cleveland, Ohio të dielën mbrëma.
Këngëtarja, dukej elegante, edhe pse kishte veshur një palltë oversize leopardi Alaia, që kushton hiq më pak se 12,900 dollarësh, ndërsa ishte ulur përkrah të dashurit të saj, i cili është agjent sportiv.
Gjatë udhëtimit të saj në Londër këtë muaj, ajo mori pjesë në BRIT Awards ku shijoi një natë “flakë” në një klub homoseksualësh, dhe aty vëmendjen më të madhe e mori shkëlqimi i një unaze diamanti në gishtin e saj të fejesës.
Adele dhe i dashuri i saj mund të kenë pasur ulëset më të mira në shtëpi, por trajtimi VIP nuk e ka përmirësuar humorin e këngëtares pasi ajo mbeti me fytyrë “të varrur” gjatë gjithë lojës.
Adele nxiti thashethemet e fejesës me Richin kur ajo kishte vënë unazë diamanti në BRIT Awards në O2 Arena të Londrës më herët këtë me bizhuteritë ekspertë që e vlerësuan artikullin në 740,000 £.
Ajo gjithashtu e mbajti unazën gjatë një paraqitjeje në The Graham Norton Show disa ditë më vonë, duke u ndjerë e turpëruar kur drejtuesi i chatshow-it televiziv e pyeti nëse kjo do të thoshte se ajo ishte e fejuar.
“Nëse do të isha, a do t’i tregoja dikujt nëse isha apo nuk isha?” vuri në dukje ajo.
Megjithatë, gjatë daljes së së dielës mbrëma nuk kishte asnjë shenjë të unazës, me një brez të hollë floriri në vend të saj.
Rich, i cili menaxhon yllin e NBA-së, James, Anthony Davis, Ben Simmons, mes sportistëve të tjerë, ka qenë me Adele që nga fillimi i vitit 2021.
Ylli i popit finalizoi divorcin nga ish-i Simon Konecki marsin e kaluar dhe dyshja ndajnë kujdestarinë e djalit Angelo, tetë vjeç.
Krijuesi i hiteve Adele dhe Rich dolën publikisht me romancën e tyre në finalet e NBA në Phoenix, Arizona në korrik.