Tejkalon shpejtësinë e lejuar, i ndalohet vozitja për 3 muaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar një vozitës për shkak se në zonën e kufizimit të shpejtësisë që ishte 80 km/h ai ka vozituar me 181 km/h.

Sipas policisë ai është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor” thotë policia