Burime bëjnë me dije se një sherr i madh ka ndodhur në studiot e BBV mes Arjola Demirit, motrës së saj dhe opinionistit Arbër Hajdari.
Përplasja lidhet me komentet e Arber Hajdarit gjatë qëndrimit të Arjolës në “Big Brother VIP”, citon .
Kur Arjola doli nga shtëpia ishte shumë e lumtur, pasi plotësoi dëshirën e saj më të madhe, që ishte një shtëpi për fëmijët.
Por duket se është njohur me komentet që janë bërë nga jashtë dhe për këtë fakt ka reaguar.
Arjola dhe Arbëri kanë pasur tensione edhe gjatë spektakëlve ‘live’, sidomos kur ajo refuzoi të hapte kutinë e Pandorës.
Arbërit nuk i pëlqeu aspak kjo gjë dhe e quajti atë të dobët, gjë që nuk u prit mirë nga aktorja tropojane, temë që e diskutoi më pas edhe në studio live me vetë opinionistin.
Ka pasur edhe plot momente të tjera, kur Arbëri dhe Arjola s’kanë qenë dakord me qëndrimet e tyre dhe madje shpesh s’ka munguar ngritja e zërit.