Rita Ora po bën rinovime milionëshe në shtëpinë e saj në Londër

Këngëtarja, Rita Ora po planifikon rinovime të mëdha në rezidencën 7.5 milion £ në Londër.

Këngëtarja 31 vjeçe, mori dritën jeshile nga Camden Council në tetor për planet e saj të gjera për të rinovuar shtëpinë e cila për momentin është në gjendje ‘të shkatërruar’, pasi është ndërtuar në vitin 1882. Artistja e lindur në Prishtinë, e bleu këtë pronë vitin e kaluar.

Riparimi i shtëpisë përfshin një dhomë luksoze të zhveshjes, qilar dhe një ”dhomë paniku” e cila përfshin izolimin në rast se këngëtarja e rrezikohet nga ndonjë zjarr, shkruan Daily Mail.

Gjersa mendohej se këngëtarja do të zhvendosej në Australi, një burim i MailOnline ka mësuar se ajo do ta mbajë shtëpinë në Londër si vendbanimin e saj kryesor dhe thjesht po shton disa pjesë aty.

Rita gjithashtu ka në plan që të instalojë kamera CCTV në shtëpinë e saj të re, kamera këto që zakonisht përdoret në aeroporte.

Këngëtarja në dhjetorin e vitit të kaluar kaloi kohë në Australi me të dashurin e saj regjisor, Taika Waititi, 46 vjeçar. Ajo së fundmi ka thënë “Unë thjesht e dua Australinë”.

Disa pamje nga gjendja e tanishme e shtëpisë që Rita pritet ta rinovojë.