Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët e Prishtinës se është rikthyer në funksion aplikacioni mobil i cili mundëson monitorimin në kohë reale të qarkullimit të autobusëve në linjat e këtij trafiku.
“Ju njoftojmë se është rikthyer në funksion aplikacioni mobil dhe tani mundë të monitoroni në kohë reale qarkullimin e autobusëve në linjat e TU-së”, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban.
Një ditë më parë, Trafiku Urban pati njoftuar se ky aplikacion ka dalë jashtë funksionit për arsye objektive.