Katër të vdekur dhe 236 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar katër raste të vdekjes ndërsa kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 236 persona raporton Gazeta Blic.

Sot janë shëruar 780 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 215.665.

Në total numri i rasteve aktive është 5.961.