Gjermania tregon dhëmbët: Jemi gati për sanksione ‘të paparamenduara’

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se Gjermania ‘i ka të gjitha opsionet në tavolinë në lidhje me sanksionet e ndaj Rusisë, përfshirë edhe qështjen e gazsjellësit ‘Nord Stream’ nëse Rusia pushton Ukrainën, përcjell Periskopi.

Në Konferencën e Sigurisë në Munich, Baerbock theksoi se shtetet perëndimore janë të unifikuara në përgaditjen e ‘sanksioneve të paparamenduara’ duke shtuar: “Ne, Gjermania, jemi të përgaditur të paguajmë çmim të lartë për këtë. Prandaj të gjitha opsionet e mundshme janë në tavolinë, përfshirë edhe ‘Nord Stream 2.