Gërvalla nuk lodhet të përmirësojë gabimin që bëri: “Në ditën e 14-të të pavarësisë”

Në 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës një gabim që nxiti reagime të shumta ku vitet e pavarësisë u ngatërruan me ditë ishte ai i ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës.

“Në ditën e saj të 14-të të Pavarësisë, Republika e Kosovës është demokraci e fortë…”, e nisi ajo urimin e saj në llogarinë zyrtare në Twitter.

E me gjithë reagimet e shumta që mori ajo nuk është lodhur fare që të përmirësojë këtë gabim e edhe anglishtja e saj në këtë status lë shumë për të dëshiruar.

Nuk dihet nëse Gërvalla menaxhon vetë llogarinë e saj në këtë rrejt social apo i menaxhohet nga dikush tjetër por kjo nuk është hera e parë që ministrja ia huq në këtë formë.

“Në ditën e saj të 14-të të Pavarësisë, Republika e Kosovës është demokraci e fortë, partner i njohur në Evropë dhe më gjerë, si dhe pjesë integrale e partneriteteve euro-atlantike. E kaluara jonë krenare, kultura jonë e lashtë dhe të rinjtë tanë janë themeli për të ardhmen tonë të ndritur”, shkruan Gërvalla në rrjetin e saj social, në gjuhën angleze.

Gjatë vitit të kaluar, Gërvalla ka ditur të ngatërrojë flamurin e NATO-s me atë të OKB-së e flamurin e Andorrës me atë të Moldavisë, gjatë postimeve të saj në po këtë rrjet social