BE-ja dënoi sulmin në një kopsht të fëmijëve në Ukrainë

Bashkimi Evropian ka dënuar ashpër sulmin e raportuar në një kopshtin e fëmijëve në një fshat në Luganski të Ukrainës.

BE-ja ka deklaruar se një sulm i tillë pa dallim i infrastrukturës civile është plotësisht i papranueshëm dhe është një shkelje e qartë e armëpushimit dhe marrëveshjes së Minskut.

Në deklaratën e sotme, kreu i diplomacisë së BE-së, Joseph Borell, bën thirrje për një fund urgjent të përshkallëzimit të dhunës dhe mirëpret “përmbajtjen e vazhdueshme” të Ukrainës.

“Si Bashkimi Evropian, ne jemi të bashkuar në mbështetjen tonë të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Bashkimi Evropian mbështet plotësisht punën e Misionit të Posaçëm Monitorues të OSBE-së”, përfundon deklarata.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme separatistët rusë kanë sulmuar kopshtin ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Ndryshe, Rusia tashmë ka dislokuar mbi 130 mijë trupa ushtarake në kufi me Ukrainën.