A do të donte një burrë nga Kosova? Kjo është përgjigjja e Beniades

Donaldi ka ngacmuar sërish Beniadën.

Derisa mbrëmë katër finalistët festuan 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, si zakonisht nuk munguan batutat nga Donaldi.

Meqenëse Iliri, Donaldi dhe Erinxhel kishin thënë nga një poezi për Kosovën, Beniada ishte e vetmja që nuk lexoi poezi.

Kjo bëri që Donaldi ta ngacmojë me një pyetje mjaft interesante.

“Do të doje një burrë nga Kosova?” ishte pyetja e Donaldit ku Beniada nuk e mohoi se po do kishte dëshirë të njihej me një djalë nga Kosova.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Do të doje një burrë nga Kosova?

Beniada: Patjetër që po

Donaldi: Të pëlqejnë kosovarët?

Beniada: S’kam njohur ndonjë

Einxheli: Po nga ata që ke parë këtu brenda

Beniada: Dagzi është yti

Donaldi: Ka qenë Valoni e disa të tjerë. Do të doje të njihje një djalë nga Kosova kur të dilje që këtej

Beniada: Po

Donaldi: Mirë, për të gjithë djemtë nga Kosova, Beniada është e gatshme. Sapo të dalë që këtej. “Instagram-in” ia keni, sepse numrin e telefonit nuk ia dimë

Beniada: Je shumë i poshtër

Donaldi: Ajo e do një djalë nga Kosova, kështu që luftoni për një Beniadën nga Durrësi.

Einxheli: Vajzat shqiptare nuk janë fasada, janë të mira is Beniada.