Tre të vdekur nga koronavirus, publikohet raporti i fundit nga IKSHP

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të IKSHP, nga 4.320 testime, 508 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tre raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 212.303.

Njoftimi i plotë:

16 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.278 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.804.256 doza të vaksinës.
Deri më sot 811.804 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 94.710 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 4.320 testime, 508 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 3 raste i vdekjes.
Sot janë shëruar 1.281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 212.303.
Në total numri i rasteve aktive është 8.685.