Pejani në gjendje të dehur i sulmoi zyrtarët policorë

Në njoftimin e policisë thuhet se zyrtarët kishin shkuar në atë lokal pasi kishin pranuar informatën se kishte ndodhur një rrahje në mes të disa personave.

I dyshuari pasi është arrestuar dhe është dërguar në stacion ka vazhduar me sjellje agresive duke sulmuar fizikisht edhe një zyrtar policor tjetër, të cilit i ka shkaktuar lëndime dhe e ka kanosur me vrasje.

Zyrtarit policor në fjalë i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.