Pasi lansoi këngën “Komandant”, këngë e cila është bërë rivale edhe nëpër mediat e Serbisë, Leonora Jakupi ka bërë edhe një paralajmërim të radhës
Leonora, e cila gjatë ditës së sotme reagoi pasi mediat serbe e konsideruan këtë këngë “skandal” e ku Leonora ua ktheu se për të nuk ishte kështu.
“Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën UÇK dhe këndon për nder të terroristëve”, ishte një prej titujve që përmbante një portal.
Ndaj këtyre lajmeve ka reaguar edhe vet këngëtarja së fundi në InstaStory.
“Skandal jo por krenari, terrorista jo por çlirimtar”, ishte reagimi i Leonorës.
E në orët e natës Leonora ka bërë edhe një paralajmërim në Instagram.
“Neser edhe nje 💣per inati t’serbisë 17:00 🔥”,ka shkruar ajo.
Ndryshe, kënga “Komandant” ka marrë një mbështetje edhe nga fansat e saj. Ajo i dedikohet pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim në Gjykatës Speciale në Hagë.