Komisioni për Buxhet ratifikon dy marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar dy marrëveshjet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

E para ka të bëjë për Sigurime Shoqërore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa e dyta është Projektligji nr.08/L-127 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave.