Në njoftimin zyrtar të shpërndarë për mediat, Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se Rama-Blinken festuan 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.
Ndër të tjera, në njoftim thuhet se Sekretari Blinken i shprehu kryeministrit Edi Rama mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sekretari vuri në dukje bashkëpunimin e fortë të Shqipërisë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe falenderoi kryeministrin Rama për mbështetjen e qartë të Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës kundër agresionit rus.












