Ambasadori Hovenier takon kryetaren e Kushtetueses: ShBA-ja mbështet institucionet e pavarura

Ambasadori Hovenier ka deklaruar se ka vlerësuar progresin e jashtëzakonshëm që ka arritur Kosovës në fushën e drejtësisë.

“Në takimin tim prezantues me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Caka-Nimani, vlerësova progresin e jashtëzakonshëm që ka arritur Kosova dhe përsërita mbështetjen e SHBA-ve për institucionet e fuqishme dhe të pavarura gjyqësore që ofrojnë drejtësi për të gjithë qytetarët”, shkroi ambasadori Hovenier në Twitter.