Një person ka vdekur dhe të paktën 14 të tjerë u plagosën, pasi dy trena të pasagjerëve u përplasën me njëri-tjetrin afër Mynihut.
Policia gjermane tha se incidenti ndodhi pak para orës 17:00 të së hënës pranë stacionit Ebenhausen-Schäftlarn.
Dy trenat e udhëtarëve me sa duket u përplasën në një hekurudhë me një binar, në jug të qytetit bavarez.
Policia tha se shkaku i aksidentit është ende duke u hetuar, shkruan Euronews.