Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e kanë nënshkruar sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës.
Ky vendim specifikon se, lirimi nga pagesa vlen vetëm për pjesëtarët që udhëtojnë me uniformën e FSK-së
Gjithashtu në këtë takim, Mehaj me Rama, u dakorduan që pas një analize dhe vlerësimi nga dyja palët, të arrihet edhe memorandumi i bashkëpunimit në fusha tjera të interesit të përbashkët.