Nënkryetarja e PDK-së – Ministrisë së Jashtme: Nëse më ftoni në delegacion, ju bashkohem

Çitaku – Ministrisë së Jashtme: Nëse më ftoni në delegacion, ju bashkohem.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ia ka premtuar mbështetjen e saj Ministrisë së Punëve të Jashtme në politikën e jashtme.

“Nëse më ftoni do të më keni në delegacion në momentin që aplikojmë diku për anëtarësim. Këto janë interesa strategjike të vendit dhe bota duhet ta dijë se në çështje të rëndësishme të politikës së jashtme nuk ndryshojnë, sa herë ndryshojnë qeveritë”, është shprehur Çitaku.

Gjatë ditës është mbajtur tryeza e organizatës joqeveritare PIPS, në të cilën zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti ka thënë se kjo ministri ka hartuar strategjinë për njohje të reja.