Në përvjetorin e UP-së, rektori Sahiti iu ndan mirënjohje studentëve të dalluar

Në përvjetorin e 52-të të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, studentët e dalluar të njësive akademike të UP-së u shpërblyen me mirënjohje për rezultate të shkëlqyera gjatë studimeve.

Mirënjohjet u shpërndanë gjatë një ceremonie simbolike organizuar për studentët në rektoratin e UP-së.

Për suksesin e treguar, studentët u përgëzuan nga rektori, prof. dr. Naser Sahiti. Ai theksoi që përvjetori i UP-së është ditë shumë e rëndësishme dhe pranimi i mirënjohjeve për sukses të dalluar për studentët në këtë ditë, sigurisht është një moment shumë i veçantë.

“Veçantinë e këtij momenti e shton edhe fakti që ceremonia po shënohet në rrethana jo të zakonshme, andaj jam i bindur që pranimin e titullit të studentit të dalluar do ta keni gjatë në kujtesën tuaj”, tha rektori.

Studentët e dalluar janë:

Jonë Maliqi – Fakulteti Filozofik

Duart Nishefci – Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore

Latra Gashi – Fakulteti i Filologjisë

Elsa Osmanaj – Fakulteti Juridik

Ujesa Ilir Zogaj – Fakulteti Ekonomik

Valmir Lokaj – Fakulteti i Ndërtimtarisë

Erlis Kushtaku – Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

Rinor Lubovci – Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Erion Bytyqi – Fakulteti i Mjekësisë

Anila Aliu- Fakulteti i Arteve

Flaka Ilazi – Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë

Diellza Rushiti – Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit

Elona Zeqiri – Fakulteti i Edukimit

Taulant Haxhiu – Fakulteti i Arkitekturës