Ministri i jashtëm serb, Nikola Selakoviç ka kërcënuar se Serbia nuk do të rrijë duarkryq nëse Prishtina niset në sigurimin e njohjeve të reja.
“Nëse dikush mendon se në atë mënyrë të na detyrojnë të pranojmë diçka, duhet ta dinë se ne do ndryshojmë sjelljen tonë”, tha ai.
Projekti i pavarësisë së Kosovës është i pasuksesshëm tha ai, duke shtuar se nuk ka alternativa të kuptueshme në bisedimet mes Beogradit edhe Prishtinës. Raporti me Prishtinën i ngjan nyjës së Gordos që ka zgjatur me dekada.
“Nuk mund të bisedohet rreth kësaj çështje me besimin se është e mundshme zgjidhja në afat të shkurtër”, tha Selakoviç.
Beogradi sipas tij mbetet i përkushtuar në dialog në ruajtjen e paqes edhe stabilitetit por edhe interesave kombëtare e shtetërore në Kosovë.
Selakoviç tha se Serbia respekton integritetin e BeH, pikërisht atë që Serbia u sulmua në Kosovë sikurse respekton edhe Srpska.
“Përpjekja nga faktor të ndryshëm është që për dallim nga procesi i ndarjes në Kosovë, BeH të udhëhiqet procesi unitar duke bërë të pakuptueshëm Dejtonin. Në këtë kuptim nuk mund të vendoset paralele mes Kosovës edhe BeH, biseduesit përherë i pyesim pse njërës palë i lejohet diçka e palës tjetër jo”, tha ai.
Ndaj Serbisë ka presione për Kosovën edhe Srpska dhe do të vazhdojnë kushtëzimet pasi jemi në vitin zgjedhor.
“Serbia me politikën e vetë tregoi se është për ruajtjen e paqes e stabilitetit dhe merr vendime të mençura, ne nuk biem në provokime edhe vendimet i bazojmë në dekada përpara si është Ballkani i Hapur”, tha ai.
Lidhur me ardhjen e ambasadorit Hill, ai tha se duhet dhënë rasti të shihet puna e tij, por ai duhet përballet me faktin se Serbia nuk është ajo e viteve 90-të dhe koha e mbjelljes së bombave.
Serbia sipas tij nuk e ka kusht njohjen e Kosovës për të u bërë anëtare e BE-së dhe përkujtoi se pavarësinë e njëanshme të Kosovës nuk e kanë njohur edhe 5 vende të BE-së.
Lidhur me konceptin e ri për asociacionin, më shumë ka dëgjuar nga mediet se në bisedat me zyrtar evropian apo amerikan.
“Ajo për çka mund të bisedojmë është përmbushja e marrëveshjes së Brukselit”, tha ai duke shtuar se ka marr garanci nga Eskobar edhe Lajçak se do ndikojnë te Prishtina në formimin e asociacionit.
Selakoviç e pranoi se përherë ka kërkesa nga BE për harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-sç dhe të hiqet dorë nga lidhjet e mira me Kinën edhe Rusinë.
Ai përkujtoi se ka vende të BE-së që nuk kanë heq dorë nga raportet e tilla me Rusinë dhe Kinën.