Projektligji i ri për pagat ende nuk ka marrë formën zyrtare, por që është në diskutim e sipër me akterët që preken nga ky ligj, e ku secila sindikatë tashmë i ka dhënë komentet dhe rekomandimet sesa ose si duhet të rregullohen pagat në sektorin e arsimit dhe atë të shëndetësisë.
Pak më herët ka raportuar duke u thirr në dokumente se koeficienti aktualisht po mendohet të jetë 120 euro.
E me ligjin e ri kryeministrit Kurti do t`i rritet paga rreth 800 euro, derisa kryetarit të Kuvendit dhe presidentes do t`i ulet paga për rreth 250 ose 300 euro.
Koeficienti i llogaritur nga ministria e Punëve të Brendshme dhe administratës Publike nuk po i pëlqen SBASHK dhe Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Blerim Syla nga FSSHK, i cili tash e sa kohë ka bojkotuar takimet me qeverinë për shkak se është ndier i ofenduar nga deklaratat e zyrtarëve të lartë të qeverisë, ka thënë për gazeta Blic se në rast se koeficienti do të jetë 120 euro, atëherë ligji me automatizëm duhe të bie.
“ Një grup punues i FSSHK ka marrë pjesë para disa ditë në takim me zyrtarët e MPBA dhe ne nuk e dimë se cili është koeficienti por në rast se është 120 atëherë ky draft ligj duhet të bie dhe pikë”, ka thënë Syla.
Sipas tij, federata që drejton nuk e di përveç koeficienti se cilat do të jenë shtesat dhe kompensimet për punëtorët e sistemit shëndetësorë.