Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë arrestimit të pjesëtarëve të PSD-së, katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas Policisë, kjo erdhi pasi të dyshuarit kishin hyrë në objektin e ZRRE-së dhe kanë penguar punën e punonjësve.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerëve u janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje.
Ndryshe, mbrëmë PSD-ja e ka quajtur antidemokratik arrestimin e aktivistëve dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.
“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Teutë Rrusta, Natyra Kuçi, Dardan Molliqaj, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Gent Brahimi, Korab Korça, Frashër Krasniqi, Genc Sherifi, Qëndrim Sahiti, Agron Kabashi, Veton Dragusha dhe Lisjan Perolli”, thuhet në njoftimin e tyre.