Gjendja e pacientëve me COVID-19 në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat e Qendrës Klinike Universitare dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 149 pacientë.

Prej tyre 141 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, shtatë janë të negativizuar dhe një i pakonfirmuar.

Ndërkaq, SHSKUK ka njoftuar se 101 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv 13 pacientë.

Raporti Sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 54 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 13 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë

Spitali i Prizrenit, 12 pacientë

Spitali i Gjilanit, 12 pacientë

Spitali i Pejës, 13 pacientë

Spitali i Gjakovës, 15 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 15 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.