Fatkeqësi në familje – Çka po ndodh me Ana Lleshin?

Rikthimi i Ana Lleshit në “Përputhen” ndryshoi tërësisht rrjedhat e programit.

Ajo trazoi ujërat në kuptimin e plotë të fjalës, gjë që u reflektua qartazi edhe në ‘rating’ të programit në Youtube ku situatat me dhe rreth emrit të saj kthyen të shumëpërmendurat klikime në nivelet e dikurshme.

Por, pas një episodi sherri mes Edit dhe opinionistit Arjan Konomi, Ana u largua për të mos u kuptuar gjë mbi të ardhmen e saj në program.

Heshtja krijoi hapësirë për shqetësim për të cilin për herë të parë ka folur Lleshi.

Ajo ka lënë të kuptohet se po kalojnë familjarisht një periudhë të vështirë.

“Dua të ju them që jam mirë dhe ditë më të bukura po vijnë. Një fatkeqësi po kalojmë por çka vjen prej Zotit nuk mund ta ndryshojmë. Paçi paqe dhe bekime në familjet tuaja” – është shprehur Ana.

Urojmë të gjithçka të kalojë shpejt e në mënyrën më të mirë të mundshme.