Avdullah Hoti flet për draftligjin e pagave në sektorin publik, tregon defektet të cilat i ka

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka komentuar draftligjin e pagave në sektorin publik, për të cilin thotë se përbën anomalinë më të madhe në reformën e sektorin publik.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka sqaruar disa nga këto anomali.

Sipas tij qasja në përcaktimin e koeficientëve e shkel parimin bazë të përcaktimit të pagave.

“Kjo qasje në përcaktimin e koeficientëve e shkel parimin bazë të përcaktimit të pagave, që është pagë e njëjtë për pagë të njëjtë. Parimet e tjera të hierarkisë sa i përket përgjegjësive shkelen gjithashtu”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Draftligji i pagave në sektorin publik, i cili po qarkullon në opinion, duket se përbën anomalinë më të madhe në reformën e sektorin publik. Në vijim janë disa nga këto anomali:

1. Raporti në mes koeficientit maksimal ndaj atij minimal është 1:10, por shkallshmëria e koeficientëve nëpër sektorë nuk ndjek asnjë parim dhe logjikë.

2. Raporti në mes të koeficientit maksimal dhe minimal (pra pagës maksimale dhe minimale) në sektorë të caktuar është si në vijim:

o në institucionet e drejtësisë 1:2.8,

o në polici dhe në FSK 1:7.2,

o në arsim 1:3.6,