Moska duket e gatshme të fillojë luftën, duke pritur për arsyen më të vogël në Ukrainë, sipas Ambasadorit rus në BE Vladimir Tsizov. Duke folur për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti, Vladimir Tsizov tha se Rusia do të “përgjigjet” nëse civilët rusë do të kërcënoheshin kudo në botë, përfshirë rajonin Donbass në Ukrainën lindore.
“Ne nuk do të pushtojmë Ukrainën nëse nuk na sfidojnë ta bëjmë këtë,” tha Tsizov.
“Nëse ukrainasit nisin një sulm ndaj Rusisë, nuk duhet të habiteni nëse ne kundërpërgjigjemi. Ose nëse ata fillojnë të vrasin qytetarë rusë – në Donbass apo kudo tjetër”.