Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, policia ka dënuar 1 904 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar ligjin.
Prej tyre, 1 681 persona janë dënuar për mosrespektimin e ligjit në trafik ndërsa, 223 persona të tjerë janë dënuar për shkak se nuk kanë respektuar masat anti-Covid.
Ndërsa, në këto 24 orë, Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe 3 persona janë në vuajtje të dënimit.