Muja: Javën e ardhshme hidhen në votim dy ligje të rëndësishme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Armend Muja, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke thënë se të enjten do të mbahet seanca solemne.

Muja tha se nga java e ardhshme në rendin e ditës do të jenë projektligjet për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe për deklarimin e prejardhjes dhe kontrollit të pasurisë.

“Të enjten mbahet një seancë solemne. Në ndërkohë nga java e ardhshme, janë këto pika të rendit të ditës. Dy ligje të rëndësishme në luftën e korrupsionit kanë hyrë në rendin e dytë, projektligji për byronë shtetërore dhe verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, projektligji për deklarimin e prejardhjes dhe kontrollit të pasurisë. Po ashtu, në rend dite është edhe projektligji për Agjencinë për Akreditimin. Këto janë esenciale për javën e ardhshme. Jemi dakorduar që javën tjetër të ketë seancë edhe për dialogun dhe politikën e jashtme”, tha ai.