Iliri ka një dedikim për Arjolën pas daljes nga Big Brother VIP: Të përqafoj, më mungon

Mbrëmjen e së premtes, Arjola Demiri dhe Monika Lubonja lanë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP”. Dy banoret u eliminuan 1 javë para finales së madhe, e cila do jetë më 18 shkurt.

Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, tashmë janë vetëm 4 finalistët, Ilir Shaqiri, Beniada Nishani, Donald Veshaj dhe Einxhel Shkira.

E teksa kanë ngelur vetëm 4 persona brenda asaj shtëpi kaq të madhe, duket se u mungojnë ish-banorët. Pasditen e djeshme, balerini i njohur i ka dedikuar një përshëndetje mikeshës së tij, Arjolës. Ai është shprehur se i mungon zëri i saj.

“Arjola të përqafoj motra! Më mungon ai zëri yt ulëritës”, ka thënë Iliri.