Para disa minutash Donaldi, Einxhel dhe Beniada po bisedonin në oborr rreth ditës së Shën Valentinit dhe me këtë rast Einxhel e këshilloi Donaldin të bëjë ndonjë gjë për Trixën në mënyrë që të pajtohet.
Derisa Einxhel këmbëngulte ai nuk pranonte dhe me mendimin e tij edhe Beniada e përkrahte që mos të bënte asgjë.
Si duket Donaldi është edhe më i revoltuar pas hatër mbetjes së këngëtares nga llapashtica, dhe do të pres deri të dalë nga Big Brother VIP, për të sqaruar gjërat.