Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka publikuar një fotografi nga fëmijëria me një mimikë interesante në fytyrën e saj, të cilin pohon se e bën akoma.
Përmes fotografisë së publikuar, në të cilën ajo ka pozuar për fotoaparatin, bukuroshja tregon se disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë.
Kim shfaqet e veshur dhe një bluzë te gjerë, me flokë të kapura, derisa i lidh patinat e saj moderne me ngjyrë rozë.
“Akoma edhe sot e bëj këtë mimikë”, është përshkrimi me shaka që ka vënë Kardashian.
Fansat kanë gjetur ngjashmëri të yllit me fëmijët e saj. Derisa disa e kanë krahasuar me vajzën katërvjeçare Chicago, të tjerët kanë thënë se ngjan më shumë me vajzën e madhe North.