Tahiri: Qeveria s’e ka prioritet integrimin evropian, s’ka përkushtim për liberalizim vizash

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria “Kurti” nuk e ka prioritet integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Tahiri në foltoren e Kuvendit ka thënë se Qeveria nuk ka përkushtim për liberalizimin e vizave.

“Tani po debatojmë me vonesë për raportin për vitin 2021. Agjenda e integrimit evropian e kësaj qeverie është në qorrsokak. Qeveria nuk e ka prioritet integrimin evropian. Ne kemi zëvendëskryeministrin që ka detyrë dialogun – zero progres dhe detyrën e integrimit e ka në zero progres. Nuk kemi përkushtim për liberalizim të vizave. Kërkohet që ligji për zyrtarë të vihet në zbatim dhe nuk ka ndodhur asgjë. E vetmja gjë që po ndodh është që shefat e njësive me iu kufizuar mandatin. Ministri Sveçla ka thënë se do te vijë ligji i pagave në mars. Ka vazhduar avazi i emërimeve politike se krejt çka ka përqesh është ka e vesh”, tha Tahiri. /EO