Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në intervistën dhënë mbrëmë RTK-së, ka kritikuar Bashkimin Evropian se nuk është neutral në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Znj.Osmani ka thënë se BE i bën presion vetëm Kosovës për implementimin e marrëveshjeve, të cilat sipas saj, janë implementuar të gjitha përvec Asociacionit, derisa thotë se Serbia nuk e ka zbatuar thuajse asnjë marrëveshje.
Këtu Presidentja përmendi edhe çështjen e strukturave paralele në veri, duke thënë se përkundër një marrëveshjeje të vitit 2013 për shpërbërjen e tyre, ato edhe sot e asaj dite vazhdojnë të jenë – sic shprehet Presidentja – ‘tepër të forta’.
“Sipas institucioneve tona të sigurisë, ato (strukturat paralele) përkundër disa premtieve, nuk është që janë shpërbërë, në fakt ato janë tepër të forta. Ato i mirëmbanë Serbia, i nxitë Serbia, i financon Serbia, përkundër një marrëveshje të vitit 2013 që thotë se duhet të shpërbëhen”, tha Presidentja mbrëmë.