Po vazhdon trajnimi i gjeneratës së dytë për VAR-AVAR

Federata e Futbollit e Kosovës po vazhdon me trajnimin e gjeneratës së dytë të gjyqtarëve për VAR – AVAR. Trajnimi është ndarë në disa faza, ku faza e parë është mbajtur javën e kaluar, teksa sot përmbyllet edhe faza e dytë pas trajnimit pesëditor, i cili po mbahet në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Në këtë trajnim janë të përfshirë 33 gjyqtarë, derisa instruktor është Visar Kastrati, të cilit po i asistojnë Lumturije Muhadri, Mervan Bejtullahu dhe Dardan Çaka.

Trajnimi po mbahet me simulator, e ku po diskutohen rastet nga kompeticione të ndryshme botërore, të cilat i dërgon FIFA për ushtrime dhe aftësim te VAR-AVAR. Ndërkohë, javën e ardhshme do të mbahet faza e radhës ku do të bëhen simulime duke përdorur ndeshjet me rastet e BKT Superligës. Më pas trajnimet e kësaj gjenerate do të vazhdojnë në muajin mars.