Nuk është Donald Veshaj! Ja kujt ia uron fitoren e BBV kushërira e Beatrix Ramosaj

Prej katër muajsh, “Big Brother VIP” ka mbërthyer para ekranit të gjithë. Ndërsa pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe, publiku ka banorin e preferuar që dëshiron që të fitojë çmimin e madh.

Edhe personazhet e njohur të ekranit kanë nisur që të bëjnë tifo për yjet që prej muajsh janë të mbyllur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Mes tyre është edhe këngëtarja e njohur, Anxhelina Hadërgjonaj, e cila ka zbuluar se banorja e saj të preferuar është Beniada.

Në postimet e saj në “Instastory”, ajo ka shpërndarë foton e Beniada Nishanit, në të cilën shkruhet: “Le të fitojë njëherë e mira, e qeshura, e bukura”.

Krahas postimit, Anxhelina ka vendosur emojin e një kupe, duke lënë të kuptohet se po shpreson që Beniada të jetë fituese.

Të gjithë prisnin që Anxhelina të ishte mbështetësja e të dashurit të kushërirës së saj Beatrix Ramosaj, Donald Veshaj.