Ky është mesazhi i fortë që Argon Llakaj i dha Donaldit

Sërish në ‘Big Brother Vip’ pati mysafir , por kësaj here ishin më shumë.

Në shtëpinë më të madhe në Shqipëri mbrëmë për darkë ishin të ftuar disa nga personazhet më të dashura të ekranit, shkruan”Kosovajra”.
Xhemi Shehu, Ermal Mamaqi, Agron Lluka, Salsano Rrapi, Flori Gjini, Fiorentina Halili dhe Edi Manushi.

Donladi ka një raport mjaftë të mirë jashtë shtëpisë me humoristin Agron Llukën, i cili I dha një këshillë.
‘’Është presion i madh psikologjik dhe emocional. Ke humbur 8 kile dhe nuk janë asgjë sepse ato i rimerr shumë shpejt, por ajo që është më e rëndësishme është fakti ti të vlerësosh lirinë pasi të dalësh nga këtu. Duhet të ndjesh dhe ta shijosh lirinë si në jetë ashtu edhe në karrierë edhe në art’’,- tha Agroni.

Ndër të tjera, Donaldi nuk ndalonte duke i thënë se e ka marr malli shumë për të dhe se e do shumë.