Jakaj: Konjufca duhet të vihej në mbrojtje të Administratës së Kuvendit pas deklaratave të presidentes Osmani

Naim Jakaj nga Instituti për Politika Sociale, ka thënë se kryetari i Kuvendit, Galuk Konjufca, në fillim të seancës së sotme, duhet të vihej në mbrojtje të Administratës së Kuvendit në lidhje me deklarimin e presidentes Osmani se administrata e Kuvendit nuk e ka njoftuar asnjëherë për të ardhurat mujore që i transferohen.

Jakaj ka thënë se punëtorët e kësaj administrate edhe për gjëra më të imëta e mbajnë të informuar deputetin/en. Edhe për pagën, edhe për çdo gjë tjetër.

“Prandaj, vërejtja publike e djeshme (e qëllimshme ose e paqëllimshme) duhet të kthehet me një sqarim të domosdoshëm dhe në mbrojtje publike të punëtorëve nga Kryetari i Kuvendit”.