Einxhel merrë një këshillë të vlefshme nga miku saj Flori Gjini

Einxhel po cilësohet si një nga konkurrentet më të forta të BBV.

Ndonëse hyri tri javë më vonë në shtëpinë e famshme të Shqipërisë por arriti të bëhet personazh mjaft i dashur nga publiku.

Einxhel po vazhdon garën e saj në BBV duke treguar karakterin e saj të fortë ani pse shpesh është kritikuar.

Brenda shtëpisë ajo krijoi edhe lidhjen e dashurisë me dj-n nga Kosova, Arbër Gumnishtën apo i njohur si Dagz, i cili po e pret jashtë tash e disa javë.

Ndërkohë Einxhel kohët e fundit ka pasur një krisje të madhe me Donaldin, e cila vendosi të tregojë një histori kur punonte bashkë me vëllezëri Veshaj.

Për ditë të tëra konkurrentët drejtuan akuza dhe kundër akuza ndaj njëri-tjetrit, Einxhel tregoi se ajo u përjashtua nga puna dhe nuk mori asnjë qindarkë.

Sido që të jetë e vërteta kjo histori është duke u komentuar nga gjithë ata që e ndjekin Big Brother Vip.

Mbrëmë derisa banorët pranuan disa personazhe të famshme si mysafir specaial, mes tyre ishte edhe një nga miqtë e ngushtë të Einxhel, gazetari dhe prezantuesi Flori Gjini.

Ai nuk kurseu këshillat për miken e tij, Einxhel Shkirën loja e të cilës tha se po i pëlqen shumë.

“Mos u dorëzo, vazhdo ta thuash gjithmonë të vërtetën”, shprehet Flori.