Të shtunën me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohen tre ndeshjet e para të stinori të ri pranveror, ku skuadra e Ballkanit e cila është pretendente për titull është nikoqir i Dukagjinit.
Drita në Gjilan pret vendin e fundit në tabelë, KF Feronikelin ndërsa, skuadra e Ismet Munishit e cila mbylli fazën e parë të sezonit në vendin e parë, KF Gjilani udhëton në një përballje jo edhe të lehtë kundër Drenicës.
Ndërsa të dielën nga ora 13:00 respektivisht në ora 13:30 do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 19’të.
KF Prishtina kampioni në fuqi udhëton në Malishevë për tu përballur me KF Malishevën, sfidë jo edhe e lehtë për ekipin kryeqytetas pasi që në javën e parë të këtij stinori nuk arriti të marr një fitore në Malishevë.
Ekipi i Tahir Batatinës, KF Llapi pretendente për titull është nikoqir i skuadrës e cila lufton për të mbetur edhe një sezon në Superligën e Kosovës, KF Ulpiana.